ANALIZA E REL/ “Duan apo s’duan”, Albin Kurti është fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj
Albin Kurti fitoi bindshëm brenda Kosovës, por një test tjetër i vështirë mund të jetë edhe jashtë saj. Mandati që i dha populli në zgjedhje, me mbi 51 për qind të votave, vjen pas një periudhe marrëdhëniesh të tensionuara me aleatët perëndimorë, deri në atë pikë sa vetë partneritetet strategjike nisën të lëkunden. Tensionet u ushqyen nga një sërë veprimesh të Qeverisë së kaluar të Kurtit – nga vendosja e kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri, deri te mbyllja e shumicës së institucioneve serbe – të cilat u cilësuan nga bashkësia ndërkombëtare si të njëanshme, të pakoordinuara dhe problematike për komunitetin serb. Në kulmin e krizës, më 2023, atëkohë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i dënoi ashpër veprimet e tilla, për...
Burimi:
javanews.al