Analistët në Ukrainë kundër “modelit të Kosovës” për Donbasin

Analistët në Ukrainë kundër “modelit të Kosovës” për Donbasin

Propozimi i ligjëruesit në Universitetin Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara, Edward P. Joseph, për zbatimin e parimeve të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë pas luftës së vitit 1999, ka nxitur debat mes vëzhguesve lidhur me mundësinë e aplikimit të këtij modeli në Ukrainë.Përderisa disa intelektualë perëndimorë e cilësojnë kompromis të dhimbshëm, por të dobishëm për ndaljen e luftës, reagimi ka qenë kryesisht negativ në Ukrainë. Rezoluta 1244 e OKB-së e nxori jashtë diskutimit çështjen e sovranitetit, pa e mohuar apo shpallur pavarësinë e Kosovës, por duke i dhënë fund konfliktit dhe duke i hapur rrugë administrimit ndërkombëtar dhe pranisë së trupave paqeruajtëse në Kosovë.Shumë ukrainas i janë përgjigjur këtij propozimi ashtu sikurse shkrimtarja e njohur, Oksana Zabuzhko,...