Ambasadori britanik në Prishtinë takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik në Prishtinë takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, u ka bërë thirrje politikanëve në Kosovë të mbajnë bisedime konstruktive dhe të respektueshme për të gjetur zgjidhje pasi vendi ka hasur në një pengesë tjetër, zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Hargreaves i bëri këto komente pas një takimi të martën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilës i mbaron mandati më 4 prill. “Sot bisedova me presidenten Osmani për nevojën urgjente që Kosova të rikthehet në stabilitet politik, në mënyrë që të mundësohet përparimi në agjendat e brendshme dhe ndërkombëtare. Në këtë kohë të pasigurisë së shtuar politike, diskutimi politik i respektueshëm dhe konstruktiv është thelbësor për të gjetur një rrugë përpara”, shkroi ai në Facebook. Kosova nuk ka arritur ta zgjedhë pasuesin e Osmanit,...