Albulena Haxhiu pranon amendamentet e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

Albulena Haxhiu pranon amendamentet e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu ka pranuar amendamentet kushtetuese nga presidentja Vjosa Osmani, për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli. Në një postim në rrjetet sociale ajo bën thirrje për votimin e këtyre amendamenteve dhe thekson se zgjedhja e presidentit nga populli eliminon ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve. “Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre. I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve”. Presidentja Vjosa Osmani i ka propozuar Kuvendit amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga Populli. Në një postim në rrjetet sociale, Osmani...