Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e kësaj të enjteje të qeverisë, shprehu shqetësimet e tij për stërvitjet e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit. Kurti ka deklaruar se stërvitjet e ushtrisë serbe me helikopterë dhe parashutistë disa metra larg kufirit me Kosovën, përbëjnë shfaqje të rrezikshme të agresionit. “Jemi thellësisht të shqetësuar me demonstrimin e pajustifikueshëm ushtarak të Serbisë, me helikopterë e parashutistë në zonat e banuara me shqiptarë në komunën e Bujanocit, fare pranë kufirit me Republikën e Kosovës”, tha Kurti. Ai u shpreh se kjo shfaqje bëhet edhe më e rrezikshme kur kuptohet se njësia që po ushtronte afër Kosovës, është e njëjta që ka trajnuar kryekriminelin Milan Radoiçiç. “Një shfaqje e tillë e forcës ushtarake mbi shtëpi, shkolla, qendra të...