Albin Kurti fiton bindshëm zgjedhjet, Vetëvendosje drejt krijimit të qeverisë vetëm, humb thellë opozita

Albin Kurti fiton bindshëm zgjedhjet, Vetëvendosje drejt krijimit të qeverisë vetëm, humb thellë opozita

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi bindshëm zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit me rreth 50 % të votave. Menjëherë pas shpalljes së rezultatit paraprak nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në selinë e Vetëvendosjes në Prishtinë shpërtheu festa. Në një deklaratë për mediat, kryeministri në detyrë, Kurti shtroi prioritetet për legjislatuerën e re. “Është koha të vazhdojmë punët e mira”, tha ai. Më vonë ai doli në shesh për të përshëndetur mbështetësit. “Po na e beni dimrin verë”, tha Kurti. Partitë opozitare, përshëndetën fitoren e vetëvendosjes ndërsa, kreu i LDK Lumir Abdixhiku nuk përjashtoi dorëheqjen pas rezultatit të arritur. “LDK ka nevojë për unitet, do të diskutohet edhe dorëheqja”, tha ai.  E përllogaritur në mandate, Lëvizja Vetëvendosje do të marrë 56 deputetë, PDK 23, LDK...