Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Ndryshime të mëdha në numrin e votave të disa kandidatëve për deputetë, brenda rezultateve të partive, sipas juristëve përbëjnë lëndë për Prokurorinë. Ata përjashtuan mundësinë e “gabimeve njerëzore” për rastet ku dallimet arrijnë dhjetëra, qindra ose mijëra vota, duke theksuar se duhet të veprohet mbi bazën e dyshimeve për kryerjen e veprës penale “falsifikim i rezultateve të votimit”. Procesi i rinumërimit ka nxjerrë në pah ndryshime që variojnë nga disa vota, dhjetëra, qindra, deri te mijëra për kandidatët e caktuar brenda partive, në raport me rezultatet e nxjerra nga Qendrat Komunale të Numërimit. Juristët vlerësojnë se rastet ku dallimi në rezultate arrin shifra tre- dhe katërshifrore përbëjnë lëndë për Prokurorinë. Avokati Arbër Jashari tha se, megjithëse ka “hapësirë për gabime njerëzore e teknike”, rinumërimi po...