Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Policia e Kosovës ka njoftuar se, si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët, ka realizuar një tjetër aksion në Mitrovicë të Veriut, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale. Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë, aksioni është zhvilluar më 28 janar në lagjen Bërxhane, pas informatave se në një shtëpi të braktisur mund të kishte materiale të paligjshme. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur, ndër të tjera, “një minë kundër këmbësorisë me detonator”, municion të kalibrave të ndryshëm, barut, pajisje ushtarake, si dhe uniforma dhe këmisha të Policisë së Serbisë. Për shkak të materialit eksplodues, në vendngjarje ka intervenuar edhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksploduese. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim...