Aksion policor në Prizren pas dyshimeve për keqpërdorim të votave
Autoritetet për zbatim të ligjit në Kosovë janë duke e kryer një operacion në rajonin Prizrenit në lindje të vendit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave të zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti. Mehmeti nuk dha hollësi të tjera, duke thënë se ato do të bëhen të ditura pas përfundimit të aksionit të së premtes. “Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave”, tha ajo. Derisa pak hollësi janë bërë të ditura lidhur me këtë aksion, Betimi për Drejtësi – medium i specializuar për raportime në fushën e drejtësisë – raportoi se mbi 100 zyrtarë...
Burimi:
vizionplus.tv