Abdixhiku paralajmëron largimin si kreu i LDK: Dorëheqjen do ta dorëzoj në Kuvendin e partisë
Pas rezultateve jo të mira në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku Lidhja Demokratike e Kosovës doli e treta, kryetari i këtij subjekti Lumir Abdixhiku deklaroi se në Kuvendin e partisë do të paraqesë dorëheqjen nga posti. “E kam obligim moral dhe politik dorëheqjen…Kuvendi le të vendosë përmes votës nëse e pranon apo jo dorëheqjen“, tha ai. Ai shtoi se nëse Kuvendi i partisë nuk e pranon dorëheqjen e tij, do të jetë i detyruar të vazhdojë të ushtrojë detyrën e kryetarit. “Nëse partia, Kuvendi nuk e pranon dorëheqjen do të jem i detyruar të vazhdoj detyrën”, tha ai. Sipas tij, çdo anëtar i LDK-së ka të drejtë të paraqesë kandidaturën për postin e kryetarit, duke nënvizuar se partia mbetet e bashkuar dhe se të gjitha...
Burimi:
javanews.al