45 vite burg për ish krerët e UÇK/ Osmani: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër

45 vite burg për ish krerët e UÇK/ Osmani: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj kërkesës së Prokurorisë Speciale për dënime prej nga 45 vjet burg për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në reagimin e saj, Osmani thekson se pavarësia e Kosovës është rezultat i vullnetit të popullit dhe i një sakrifice shekullore, duke nënvizuar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër, ndërsa krimet e gjenocidit, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës janë kryer nga Serbia ndaj popullit të Kosovës. Postimi i plotë i Vjosa Osmanit: “Pavarësia e Kosovës ishte vullnet i popullit të Kosovës. Ishte sakrificë shekullore për të cilën dhanë jetën mijëra dëshmorë e civilë të pafajshëm e për të cilën luftuan, me heroizëm dhe me luftë të pastër, Ushtria Çlirimtare...