4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur lëvizjet e para politike për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, në përpjekje për të shmangur një krizë të re institucionale dhe zgjedhje të parakohshme. Mbrëmjen e së dielës, 22 shkurt, ai zhvilloi një takim me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ndërsa paralajmëroi se do të takohet edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Sipas afateve kushtetuese, Kosova duhet të zgjedhë presidentin e ri deri më 4 mars, pasi mandatit të presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i përfundon në fillim të prillit. Osmani ka shprehur ambicien për një mandat të dytë 5-vjeçar, por deri tani nuk është e qartë nëse i ka votat e nevojshme për rizgjedhje. Ndërkohë, asnjë emër...