4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

Përmes një lidhjeje live për “Opinion” në Tv Klan, avokate e së Drejtës Ndërkombëtare Penale (me grupin e mbrojtjes së Rexhep Selimit në Hagë), Dina Jasini, foli për gjyqin më të diskutuar të momentit për shqiptarët. Sipas saj, vendimi për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të merret në periudhën qershor-korrik të këtij viti. -Ky ishte deklarimi përfundimtar, pas kësaj nuk ka më asnjë seancë tjetër? Jasini: Po, mund të them me bindje se Prokuroria nuk ka vepruar mbi bazën e një strategjie të mbështetur në evidencë dhe prova të forta. Katër deklaratat e sotme, në fakt mbahen në atë sallë gjyqi ku pritet akt-gjykimi në muajt në vijim. Sot ka qenë mbyllja e çështjes, në këtë proces gjyqësor kjo prokurori është përpjekur...