18-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Trump: SHBA mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, gati të zgjerojmë tregtinë

18-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Trump: SHBA mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, gati të zgjerojmë tregtinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Në një letër drejtuar homologes së tij, Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Trump përgëzon popullin e Kosovës për këtë përvjetor, të cilin e cilëson si një moment të rëndësishëm historik. Ai rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Në mesazhin e tij, Presidenti amerikan shpreh gjithashtu gatishmërinë për thellimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht përmes rritjes së tregtisë dhe investimeve, me synim forcimin e prosperitetit të përbashkët. Trump thekson se SHBA-të janë të gatshme të punojnë krah për krah me Kosovën për avancimin e paqes dhe stabilitetit, në dobi të ndërsjellë. Ai shpreh falënderimin ndaj Presidentes...