15 janari i përgjakur, 27 vite nga masakra e Reçakut

15 janari i përgjakur, 27 vite nga masakra e Reçakut

Sot përkujtohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga ngjarjet më të rënda dhe më tragjike të luftës në Kosovë, e cila vazhdon të mbetet një plagë e pashëruar në kujtesën kolektive të qytetarëve. Më 15 janar 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, të mbështetura nga formacione paramilitare, ndërmorën një ofensivë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, ku u vranë 45 civilë shqiptarë të paarmatosur. Vrasjet u kryen në mënyrë brutale, duke shkaktuar tronditje të thellë si brenda Kosovës ashtu edhe në opinionin ndërkombëtar. Ngjarja mori jehonë botërore pas deklaratave të shefit të atëhershëm të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili, pasi vizitoi vendin e krimit dhe pa trupat e viktimave, e cilësoi masakrën si krim të rëndë kundër njerëzimit....