11 aktakuza të ngritura vitin e kaluar për krimet e luftës në Kosovë, 33 të tjerë gjykohen në mungesë

11 aktakuza të ngritura vitin e kaluar për krimet e luftës në Kosovë, 33 të tjerë gjykohen në mungesë

Njëmbëdhjetë aktakuza për krime lufte janë ngritur deri në dhjetorin e vitit të kaluar. Gjatë kësaj periudhë janë akuzuar 36 persona, në mesin e tyre 33 për gjykim në mungesë. Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Speciale, derisa ka thënë se numri total i aktakuzave në mungesë është 20, ku akuzohen 102 persona. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ju njofton se gjatë vitit 2025, konkretisht deri më 01 dhjetor të këtij viti janë ngritur 11 aktakuza për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile. Gjatë kësaj periudhe janë akuzuar 36 persona, prej tyre 33 persona të akuzuar për gjykim në mungesë, ndërsa janë parashtruar 8 kërkesa për caktim te paraburgimit ndaj 10 personave. Ndërsa, numri total i rasteve me aktakuza është: 74 raste...