Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
100 prokurorë për zgjedhjet në Kosovë
Kriza energjetike me të cilën po përballet Kosova ditët e fundit ka bërë që anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të shfaqin shqetësim lidhur me furnizimin me energji elektrike në ditën e zgjedhjeve. Në mbledhjen e këtij institucioni, anëtarët e KQZ-së kanë ngritur shqetësime serioze lidhur me rrezikun e mungesës së energjisë elektrike në disa qendra votimi. Sipas tyre, gjithsej 888 qendra votimi mund të përballen me mungesë të energjisë elektrike, prej të cilave 666 vlerësohen me rrezikshmëri të lartë. Por ushtruesi i detyrës së kryeshefit të sekretariatit të KQZ-së ka thënë se KEDS-i në ditën e zgjedhjeve do të operojë me rreth 1,050 zyrtarë në terren dhe se bashkë me KOSTT-in ekziston një plan veprimi për menaxhimin e situatave të mundshme. Kompania për Distribuimin...