“Kosova, pjesë e pandarë e Serbisë!” Rusia: BE po i jep dorë të lirë Kurtit për spastrimin në veri

“Kosova, pjesë e pandarë e Serbisë!” Rusia: BE po i jep dorë të lirë Kurtit për spastrimin në veri

“Kosova, pjesë e pandarë e Serbisë!” Kështu tha zëdhënësja e ministrisë së Jashtme në Rusi, teksa komentoi lajmin se Beogradi ka mohuar akuzat e një pjese të publikut serb, se i ka kërkuar Moskës të mos angazhohet për çështjen e Kosovës dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kur u pyet nëse Serbia ka të drejtë të mbrojë çështjen e Kosovës duke pasur parasysh kushtet për integrimin e Serbisë në BE Zakharova tha: “Para së gjithash, në përputhje me vetë Kushtetutën e Serbisë, Kosova është pjesë e pandashme e atij vendi dhe ka statusin e autonomisë së gjerë. Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së konfirmon sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë me Krahinën Autonome të Kosovës dhe ‘Metohisë’ si pjesë të saj, dhe madje...