Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

Organizata Human Rights Watch deklaroi se ushtria e Izraelit ka përdorur ilegalisht municione me fosfor të bardhë mbi zona banimi në qytetin jugor Yohmor, në Liban, më 3 mars, duke vënë në rrezik civilët. “Efektet djegëse të fosforit të bardhë mund të shkaktojnë vdekje ose plagë të rënda që sjellin vuajtje të përjetshme”, tha Ramzi Kaiss, studiues për Libanin në Human Rights Watch, raporton Reuters. Organizata tha se kishte verifikuar tetë imazhe që tregojnë përdorimin e fosforit të bardhë mbi një zonë banimi në Yohmor, si dhe ndërhyrjen e punonjësve të mbrojtjes civile për të shuar zjarret në zonë. Agjencia Reuters tha se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur gjetjet e organizatës. Ushtria e Izraelit i tha Reuters se nuk ishte në...