Kongresmenia demokrate sulmohet gjatë fjalimit në Minneapolis! Arrestohet autori (VIDEO)
Deputetja e Minesotës, Ilhan Omar, u sulmua me një lëng të panjohur gjatë një takimi me qytetarë të martën, kur një pjesëmarrës e qëlloi me shiringë. Omar nuk u lëndua dhe vazhdoi fjalimin e saj. Më pas shkroi në X: “Jam mirë. Jam një mbijetues, kështu që ky irritues i vogël nuk do të më ndalojë të bëj punën time. Nuk lejoj që bullistët të fitojnë.” Gazetarët në vendngjarje raportuan se lëngu kishte një erë të thartë, të ngjashme me një produkt kimik. Sulmuesi, 55-vjeçari Anthony James Kazmierczak, u arrestua menjëherë dhe akuzohet për sulm në shkallë të tretë. Policia po kryente analiza forenzike në vendin e ngjarjes. Rep. Ilhan Omar (D-MN) assaulted during town hall meeting: “Here’s the reality that people like this ugly...
Burimi:
vizionplus.tv