Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

Kongresmeni republikan, Mike Lawler, ka thënë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën mbetet e “fortë dhe dypartiake” në Kongresin amerikan, në një letër dërguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Në letër, të cilën Qeveria në detyrë e publikoi të premten në Facebook, thuhet: “Veprimet e fundit legjislative, duke përfshirë miratimin e Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026, nënvizojnë përkushtimin e vazhdueshëm të Amerikës ndaj së ardhmes euro-atlantike të Kosovës”. Përpjekjet e tilla, thuhet tutje në letër, janë të domosdoshme për promovimin e stabilitetit afatgjatë, sigurisë dhe sundimit të ligjit në mbarë Ballkanin Perëndimor. Ai po i referohej një Aktit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, që u nënshkrua në ligj nga presidenti Donald Trump, javën e kaluar, në të cilin...