Kongresi Amerikan! Trump mban fjalimin rekord, shpall “rikthimin e madh” të SHBA-ve: Kjo është epoka jonë e artë
Me fokus te ekonomia, emigracioni dhe politika e jashtme, presidenti amerikan Donald Trump paraqiti në fjalimin e tij për Gjendjen e Bashkimit një narrativë të “rikthimit të fortë” të Shteteve të Bashkuara. Në një fjalim që zgjati 1 orë e 48 minuta, ai deklaroi se “vendi ynë është rikthyer”, duke theksuar se kufijtë janë “më të sigurtit në histori” dhe se ekonomia po përjeton një kthesë të fuqishme. Rikthmin ai e quajti “epoka e artë” e Amerikës, duke theksuar se vendi “nuk do të kthehet pas”. Trump pretendoi se gjatë vitit të fundit administrata e tij ka ulur inflacionin bazë në nivelin më të ulët të pesë viteve të fundit, ndërsa bursa ka shënuar dhjetëra rekorde të reja pas zgjedhjeve. Ai akuzoi administratën e mëparshme...
Burimi:
vizionplus.tv