Konflikti në Lindjen e Mesme, Papa Leoni XIV: Të ndalen menjëherë bombardimet ajrore
Papa Leoni XIV kritikoi ashpër bombardimet ajrore, duke i gjykuar ato si të padrejta dhe bëri thirrje që sulme të tilla të ndalohen. Në një deklaratë për mediat, Papa Leoni XIV foli për luftën dhe përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, ndërsa u shpreh se civilët janë ato që vuajnë pasojat më të mëdha. “Askush nuk duhet të ketë frikë se kërcënimet për vdekje dhe shkatërrim mund të vijnë nga qielli”, tha Papa Leo XIV.
Burimi:
ntv.al