Konflikti në Lindjen e Mesme në javën e tretë, Zelensky  i frikësuar: Do të përballemi me mungesë raketash për shkak të luftës në Iran

Konflikti në Lindjen e Mesme në javën e tretë, Zelensky i frikësuar: Do të përballemi me mungesë raketash për shkak të luftës në Iran

Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina do të përballet me mungesë raketash për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. Në një intervistë për BBC, presidenti ukrainas tha se presidenti rus Vladimir Putin dëshironte një “luftë të gjatë” midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, sepse kjo do ta dobësonte Kievin, pasi burimet amerikane do të drejtoheshin diku tjetër. Zelensky pohoi gjithashtu se Presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk ishte në “asnjë anë” në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Ai i kërkoi Trump dhe kryeministrit britanik Keir Starmer të takohen dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët, pas kritikave të përsëritura të presidentit amerikan ndaj kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar. Tani në javën e tretë, konflikti në Lindjen e Mesme është përhapur në të gjithë Gjirin, me Iranin...