Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar një njoftim të përditësuar mbi situatën në Lindjen e Mesme, duke theksuar se përshkallëzimi ushtarak në rajon e ka bërë gjendjen e sigurisë të paqëndrueshme dhe të paparashikueshme. Në deklaratë, Ministria këshillon fuqimisht shtetasit shqiptarë të shmangin çdo udhëtim drejt vendeve të rajonit deri në një njoftim të dytë. Ndërkohë, për ata që ndodhen aktualisht në Lindjen e Mesme, rekomandohet të tregojnë vigjilencë maksimale dhe të shqyrtojnë me përparësi mundësinë e largimit përmes linjave ajrore, për aq kohë sa ato vijojnë të funksionojnë. Shtetasit shqiptarë këshillohen gjithashtu të ndjekin zhvillimet përmes burimeve mediatike të besueshme dhe kanaleve zyrtare të informacionit, të respektojnë udhëzimet e autoriteteve lokale, si dhe të mbajnë dokumentet e udhëtimit dhe mjetet e...
Burimi:
javanews.al