Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent
Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi zhvilloi të enjten bisedime telefonike me homologun e tij saudit Faisal bin Farhan Al-Saud, duke bërë thirrje për arritjen sa më parë të një armëpushimi, ndërsa konflikti i ShBA-së dhe Izraelit me Iranin vazhdon të përshkallëzohet dhe të destabilizojë Lindjen e Mesme. Faisali e informoi Wang-un mbi zhvillimet e fundit, duke vënë në dukje se konflikti ka pasur pasoja me ndikim të gjerë si për rajonin, ashtu edhe për bashkësinë ndërkombëtare në tërësi. Sipas tij, Arabia Saudite i jep rëndësi të madhe rolit të Kinës në çështjet globale dhe vlerëson partneritetin strategjik të nivelit të lartë midis të dy vendeve. Ai shprehu shpresën për të shtuar komunikimin e koordinimin me Kinën në platforma shumëpalëshe, të tilla si Kombet e Bashkuara,...
Burimi:
javanews.al