Konflikti në Lindjen e Mesme, Ankaraja: Në luftë nuk futemi, por dimë të mbrohemi
Turqia nuk do të përfshihet në konflikt, por paralajmëron se është gati të mbrojë veten nëse preket. Ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, e bëri të qartë se Ankaraja nuk ka ndërmend të hyjë në luftë, edhe pse situata në rajon po përshkallëzohet. “Për Iranin flas në mënyrë të pavarur sepse nuk do të hyjmë në këtë konflikt. Turqia ka gjithçka për t’u mbrojtur, por u kam thënë qartë palëve: stabiliteti i rajonit është në interes të të gjithëve. Shpresoj në fundin e menjëhershëm të përplasjeve dhe në diplomaci”, deklaroi Fidan.
Burimi:
opinion.al