Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës
Përgjigja fillestare e Iranit ndaj propozimit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës nuk ishte pozitive, tha një zyrtar i lartë iranian për ‘Reuters’, duke shtuar se Teherani ende po e shqyrtonte atë. Zyrtari vuri në dukje se përgjigja fillestare e Iranit iu dorëzua Pakistanit për t’u transmetuar në Shtetet e Bashkuara. Irani ka shqyrtuar propozimin prej 15 pikash të Donald Trump për t’i dhënë fund luftës dhe “i konsideron kërkesat të tepërta”, sipas një zyrtari të cituar nga televizioni shtetëror iranian. Sipas tij, Teherani po thotë se fundi i armiqësive do të ndodhë vetëm kur të përmbushen kushtet e tij, duke theksuar se “Irani do ta përfundojë luftën në kohën që zgjedh vetë, me kusht që të përmbushen kushtet e tij”. Zyrtari theksoi gjithashtu...
Burimi:
javanews.al