Komplot në vrasjen e Maduros/ Lirohen disa të burgosur, mes tyre edhe shqiptarë
Një grup të burgosurish shqiptarë, irlandezë, çekë, rumunë dhe gjermanë, të akuzuar për një komplot për vrasjen e ish-Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro janë liruar nga burgu. Lajmin e bën të ditur media çeke, e cila njofton edhe lirimin e Jan Darmovzal, për të cilin diplomacia e Pragës kishte kërkuar ndihmë edhe nga SHBA për ta liruar. “Pas disa javësh negociatash intensive, kemi arritur lirimin e Jan Darmovzal nga burgu në Venezuelë,” deklaroi ministri i jashtëm çek Petr Macinka të premten në mëngjes. “Sot, në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4:00 (sipas kohës së Pragës), ai u lirua së bashku me një grup të burgosurish nga Irlanda, Rumania, Gjermania, Shqipëria, Ukraina dhe Holanda. Ne kemi dërguar një avion që tashmë ndodhet në ajër, ndaj...
Burimi:
opinion.al