Komisionerja Marta Kos për zgjerimin e Unionit: Vendet që presin të na bashkohen duhet të jenë demokraci të forta

Komisionerja Marta Kos për zgjerimin e Unionit: Vendet që presin të na bashkohen duhet të jenë demokraci të forta

Komisionerja per zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të dhënë për vendet që synojnë anëtarësimin në BE. Sipas Kos, vendet që presin t’i bashkohen BE-së duhet të jenë demokraci të forta e të qëndrueshme, të afta t’i rezistojnë ndikimit të Rusisë dhe të autokracive të tjera. Duke theksuar se ‘asnjë kalë Troje’ nuk mund të hyjë brenda BE-së, Kos thotë se shtetet që mund të minonin Bashkimin Europian nga brenda nuk mund të bëhen pjesë e Unionit. “Asnjë kalë Troje. Vendet që do të na minonin nga brenda nuk mund të bëhen shtete anëtare. Duhet të sigurohemi plotësisht për këtë. Vendet që i bashkohen BE-së duhet të jenë demokraci të forta dhe të qëndrueshme, të afta t’i rezistojnë ndikimit toksik të Rusisë...