Koalicioni i frikshëm/ Italia dhe Gjermania forcojnë boshtin e ri të BE, Franca në hije

Koalicioni i frikshëm/ Italia dhe Gjermania forcojnë boshtin e ri të BE, Franca në hije

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman Friedrich Merz kanë formalizuar në Romë një aleancë të re strategjike, duke nënshkruar një pakt partneriteti që po shihet si gjithnjë e më i rëndësishëm për të ardhmen e Bashkimit Evropian. “Italia dhe Gjermania janë më afër se kurrë më parë”, deklaroi Merz, duke nënvizuar afrimin mes dy ekonomive kyçe të bllokut. Marrëveshja përqendrohet në bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes, migracionit dhe tregtisë, dhe sipas zyrtarëve italianë, ajo përfaqëson një “qendër të re graviteti brenda BE-se”. Ky zhvillim vjen në një moment kur Franca, tradicionalisht një nga shtyllat e boshtit evropian bashkë me Gjermaninë, po perceptohet si një partner gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Giorgia Meloni, e cila dikur etiketohej si euro-skeptike dhe populiste, është shndërruar në një...