Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande
Një kitarë e përdorur nga David Gilmour, kitaristi legjendar i grupit ”Pink Floyd”, është shitur për një shumë rekord prej 14,6 milionë dollarësh (rreth 10,9 milionë paund), duke u bërë kitara më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në një ankand, njoftoi shtëpia e ankandeve “Christie’s”, sipas BBC. Bëhet fjalë për një kitarë “Fender Stratocaster” e vitit 1969, e njohur me nofkën “Black Strat”, të cilën Gilmour e përdori në disa nga albumet më të rëndësishme të grupit midis viteve 1970 dhe 1983. Kjo kitare dëgjohet në albume ikonike si “The Dark Side of the Moon”, “Wish You Were Here” dhe “The Wall”, që konsiderohen ndër prodhimet më të rëndësishme në historinë e muzikës rock. Kitara u ble nga një blerës anonim pas 21 minutash ofertash...
Burimi:
javanews.al