Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…
Policia e Australisë po heton vdekjen e një vajze 19-vjeçare kanadeze, pas gjetjes së trupit të saj i rrethuar nga një tufë qensh në plazhin e ishullit Fraser në bregdetin lindor të vendit. Sipas raportimeve, 19-vjeçarja kishte kaluar gjashtë javët e fundit duke punuar në një hotel dhe kishte udhëtuar atje së bashku me një shoqe nga Kanadaja. Të hënën në mëngjes, vajza u nis për një notim në plazh, por rreth një orë më vonë, dy burra që po kalonin me makinë vunë re rreth 10 qen që rrethonin trupin e saj. Policia tha se është ende shumë herët për të përcaktuar nëse vdekja u shkaktua nga qentë e egër. Trupi mbante shenja nga kafshimet e tyre, por nuk është e qartë nëse ata...
Burimi:
javanews.al