Kina reagon për sulmet në Iran: Ta ndalen menjëherë veprimet ushtarake
Kina bëri thirrje për një ndërprerje “të menjëhershme” të veprimeve ushtarake pasi SHBA-të dhe Izraeli nisën sulmet ajrore ndaj Iranit. Duke shprehur “shqetësim të lartë” për sulmet ushtarake kundër Iranit, Ministria e Jashtme kineze theksoi respektimin e sovranitetit, sigurisë dhe integritetin territorial të Iranit. “Kina bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të veprimeve ushtarake, mospërshkallëzimin e mëtejshëm të situatës së tensionuar, rifillimin e dialogut dhe negociatave dhe përpjekjet për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme”, tha ministria në një deklaratë në kompaninë amerikane të mediave sociale X. Ndërsa shpërthimet tronditën Teheranin dhe Izraeli njoftoi sulme “parandaluese” kundër Iranit, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump konfirmoi gjithashtu nisjen e “operacioneve të mëdha luftarake” në Iran. Teherani akuzoi SHBA-të dhe Izraelin për agresion ushtarak, duke...
Burimi:
opinion.al