Kina reagon ashpër ndaj veprimeve të SHBA në Venezuelë: Të respektohet e drejta ndërkombëtare!
Kina, përmes një deklarate të bërë nga Ministria e Jashtme, ka dënuar sulmet e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë. Përmes deklaratës në fjalë, Kina dënon fuqimisht atë që ajo e cilëson si përdorim flagrant të forcës në SHBA-të kundër një shteti sovran, shkruan A2 CNN. “Kina është thellësisht e tronditur dhe dënon fuqimisht përdorimin flagrant të forcës nga SHBA-të kundër një shteti sovran dhe veprimet kundër presidentit të tij (Nicolás Maduro)”, tha zëdhënësi i ministrisë në një postim në rrjeton social ‘X’. “Akte të tilla hegjemonike të SHBA-së shkelin rëndë të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin e Venezuelës dhe kërcënojnë paqen dhe sigurinë në Amerikën Latine dhe rajonin e Karaibeve. Kina e kundërshton me vendosmëri këtë. Ne i bëjmë thirrje SHBA-së të respektojë të drejtën ndërkombëtare...
Burimi:
javanews.al