Kina ndalon procedurat kozmetike jokirurgjikale në sallone bukurie, kërkon vigjilencë publike
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë përsëriti të martën se klinikat estetike, sallonet e thonjve dhe sallonet e flokëve janë të ndaluara të kryejnë procedura kozmetike jokirurgjikale dhe i kërkoi publikut të qëndrojë vigjilent ndaj shërbimeve të paligjshme të bukurisë, shkruan “China Daily”. Xie Yang, një zëdhënëse e komisionit, tha se procedurat kozmetike jokirurgjikale, të tilla si trajtimet me laser dhe injeksionet e ilaçeve, kanë fituar popullaritet vitet e fundit. Megjithatë, tregtarët e paskrupullt kanë nxitur ankthin për pamjen fizike dhe kanë fshehur rreziqet e mundshme të trajtimeve të tilla. Disa madje kanë nisur kurse trajnimi të përshpejtuara në të cilat praktikantët udhëzohen të administrojnë injeksione tek njëri-tjetri, duke çuar në raste lëndimesh ose edhe paaftësie. Xie theksoi se procedurat kozmetike jo-kirurgjikale janë të natyrës mjekësore dhe...
Burimi:
javanews.al