Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE
Kina do të vendosë tarifa të përkohshme prej 21.9% deri në 42.7% për disa produkte qumështi të importuara nga Bashkimi Evropian duke filluar nga 23 dhjetori, pas një hetimi mbi subvencionet shtetërore të nisur më shumë se një vit më parë. Të dhënat paraprake tregojnë se produktet e qumështit të importuara nga Bashkimi Evropian po subvencionohen, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në industrinë vendase të Kinës, tha Ministria e Tregtisë në një deklaratë. Tensionet tregtare me BE-në u ndezën në vitin 2023 kur Komisioni Evropian – i cili mbikëqyr politikën tregtare të BE-së – nisi një hetim mbi subvencionet për makinat elektrike të prodhuara në Kinë. Pekini më vonë nisi një hetim mbi importet e konjakut, mishit të derrit dhe produkteve të qumështit nga BE-ja,...