Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Agjencia Federale e Hetimeve (FBI) e ka konsideruar javën e kaluar një sulm të fundit kibernetik të lidhur me Kinën ndaj një sistemi të ndjeshëm mbikëqyrës një “incident të madh”, që do të thotë se paraqet rreziqe të konsiderueshme për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, sipas një ndihmësi të Kongresit dhe dy zyrtarëve amerikanë të njohur me çështjen. FBI i kishte njoftuar për herë të parë Kongresin më 4 mars për aktivitet të dyshimtë në një sistem të brendshëm të agjencisë që përmbante “informacione të ndjeshme për zbatimin e ligjit.” Në atë kohë, agjencia nuk identifikoi publikisht autorët, por Politico raportoi më parë se dyshohet për Kinën. Sipas tre burimeve, FBI ka vendosur që sulmi përputhet me përkufizimin e një “incidenti të madh” sipas...