Kina ekzekuton 11 anëtarë të një familjeje mafioze
Kina ka ekzekutuar 11 anëtarë të një familje mafioze nga Mianmar, e njohur për mashtrime të mëdha përmes romancave të rreme online. Familja kriminale Ming u dënua me vdekje në shtator nga një gjykatë në qytetin Wenzhou, në Kinën lindore, e cila kreu edhe ekzekutimet. Ata u shpallën fajtorë për krime të rënda, përfshirë vrasje me dashje, plagosje, ndalim të paligjshëm, mashtrim dhe organizim kazinosh ilegale. Sipas autoriteteve kineze, grupi ishte përgjegjës për vdekjen e 14 shtetasve kinezë dhe plagosjen e shumë të tjerëve. Vendimi u miratua nga Gjykata Supreme Popullore e Kinës, e cila e cilësoi provën si të plotë dhe bindëse. Anëtarëve të familjes iu lejua të takonin të afërmit para ekzekutimit. Perandoria e tyre kriminale u shemb në vitin 2023, kur u...
Burimi:
javanews.al