Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

Sugjerimi i Presidentit Donald Trump që vendet të dërgojnë anijet e tyre luftarake, të cilat në koordinim me forcat detare ta mbajnë Ngushticën e Hormuzit “të hapur dhe të sigurt” nuk ka sjellë asnjë angazhim të menjëhershëm, ndërsa çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm për shkak të luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit. “Shpresojmë që Kina, Franca, Japonia, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar dhe të tjerë, që preken nga ky kufizim artificial, do të dërgojnë anije në zonë në mënyrë që Ngushtica e Hormuzit të mos jetë më një kërcënim nga një komb që është copëtuar plotësisht”, shkroi Trump në një postim në platformën e tij Truth Social. Liu Pengyu, një zëdhënës i Ambasadës së Kinës në SHBA, tha se “të gjitha palët...