Kina dhe Koreja e Jugut identifikojnë rrugë e mundësi bashkëpunimi

Kina dhe Koreja e Jugut identifikojnë rrugë e mundësi bashkëpunimi

Kina dhe Koreja e Jugut kanë pasur një rritje të shkëmbimeve njerëzore, veçanërisht të turizmit, pas heqjes së ndërsjellë të vizave përkatësisht në nëntor 2024 dhe shtator 2025. Në 11 muajt e parë të vitit 2025, shkëmbimet njerëzore dypalëshe arritën mbi 7.28 milionë, me një rritje prej 24.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit pararendës. Ky hov pritet të vazhdojë ndërsa presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, gjendet në Kinë në vizitën e vet të parë këtë vit, ku ai u prit ngrohtësisht nga presidenti kinez Xi Jinping. Gjatë takimit të tyre në Pekin të hënën, Xi tha që Kina është e gatshme të punojë me Korenë e Jugut për të ruajtur fort drejtimin e bashkëpunimit miqësor dhe për t’iu...