Kim Jong Un rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Punës
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është rizgjedhur si sekretar i përgjithshëm i Partisë së Punës në Korenë e Veriut, duke zgjatur sundimin e tij 15 vjeçar mbi partinë e vetme qeverisëse të vendit. Zgjedhjet u zhvilluan të dielën, në ditën e katërt të kongresit të partisë, që mbahet çdo pesë vjet, sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë. Gjatë aktivitetit u zgjodhën gjithashtu anëtarët e Komitetit Qendror dhe u ndryshuan disa rregulla të partisë, pa u dhënë detaje të mëtejshme. Kim është udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut që nga vdekja e babait të tij, Kim Jong Il, në vitin 2011. Gjatë Kongresit të këtij viti të Partisë së Punës, Kim vlerësoi punën e pesë viteve të fundit të partisë dhe paraqiti strategji...
Burimi:
opinion.al