Kim Jong Un fiton zgjedhjet në Korenë e Veriut, merr 99,3% të votave
Partia në pushtet e Kim Jong Un ka shpallur një fitore dërrmuese në zgjedhjet e fundit në Korenë e Veriut, duke siguruar pothuajse 100 për qind të votave. Sipas mediave shtetërore, konkretisht agjencisë KCNA, partia fitoi 99,3% dhe zgjodhi 687 deputetë në Asamblenë Popullore Supreme, të gjithë nga Partia e Punëtorëve. Megjithatë, procesi zgjedhor nuk ofroi zgjedhje reale për qytetarët, pasi votuesve iu kërkua të miratonin ose refuzonin vetëm një kandidat të përzgjedhur nga partia. Pjesëmarrja u raportua në nivelin 99,9%, duke reflektuar, sipas regjimit, “besimin dhe përkushtimin e popullit ndaj sistemit politik”. Edhe pse Kim Jong Un nuk kandidoi në këto zgjedhje, ai pritet të rikonfirmohet si kryetar i Komisionit të Çështjeve Shtetërore, një post që e mban që nga viti 2016. Ndërkohë, motra...
Burimi:
opinion.al