Kili “në luftë” me flakët, 15 viktima, mijëra të evakuuar

Kili “në luftë” me flakët, 15 viktima, mijëra të evakuuar

Numri i të vdekurve nga zjarret që kanë përfshirë dy provinca në jug të Kilit ka arritur të paktën 15, ndërsa më shumë se 50,000 persona janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre. Presidenti në largim i Kilit, Gabriel Boric, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e prekura. “Duke marrë parasysh zjarret serioze që po shpërthejnë, kam vendosur të shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore për provincat Nuble dhe Biobio,” njoftoi ai përmes rrjeteve sociale. Zjarret në pyje shpërthyen të shtunën e kaluar, duke u përhapur me shpejtësi nga temperaturat e larta dhe erërat e forta. Sipas Agjencisë Pyjore të Kilit (CONAF), forcat e zjarrfikësve po përballen me 24 fronte aktive në të gjithë vendin, me zjarret më të mëdha që vazhdojnë në Nuble dhe Biobio,...