Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Kievi u përpoq të bombardonte rezidencën e Putinit!” Reagimi i ashpër i Lavrov, akuza Ukrainës: Nuk e lëmë pa përgjigje
Ukraina u përpoq të godiste rezidencën e Presidentit rus Vladimir Putin, në rajonin e Novgorodit. Kështu akuzoi sot ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në një deklaratë zyrtare, duke “shigjetuar” Kievin se ndërmori një sulm masiv me dronë ndaj shefit të Kremlinit, por pa shkaktuar dëme. Sipas tij, sulmi ndodhi në orët e para të 29 dhjetorit. “Të gjitha dronët u shkatërruan”, theksoi Ministri i Jashtëm rus. Ai siguroi se “Rusia nuk do ta lërë këtë sulm pa përgjigje”. Lavrov siguroi se Rusia do kundërpërgjigjet së shpejti, por pa dhënë detaje dhe saktësim kohe. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se qëndrimi negociues i Moskës do të rishikohet pas sulmit ndaj rezidencës presidenciale. Sipas pretendimeve ruse, të gjitha dronët u kapën, pa raportime për lëndime apo dëmtime në infrastrukturë.