Kievi në të ftohtë ekstrem dhe pa ngrohje, bombardimet ruse shkaktojnë krizë historike energjetike

Kievi në të ftohtë ekstrem dhe pa ngrohje, bombardimet ruse shkaktojnë krizë historike energjetike

Termometri në dhomën e Sergejt, në qendër të Kievit, në bregun e djathtë të Dnieprit, shënon 14 gradë me ngrohëset ndezur. “Ngrohin, por pak. Tubat ishin ngrirë dhe nga centrali vjen uji me temperaturë shumë të ulët”, thotë ai. Bashkëshortja e tij ulur në divan mbante mbi veten xhinse, një pulovër dhe një pallto dimri. Sulmet ruse ndaj termocentraleve dhe nënstacioneve kanë lënë qytetin me kapacitet shumë të ulët të energjisë. Pavarësisht punimeve të vazhdueshme për rikuperim, Kievit i mungon më shumë se gjysma e energjisë që zakonisht konsumon. “Sistemi mund të mbulojë vetëm 60% të nevojës aktuale energjetike; dje prodhoi 11 gigavat nga 18 gigavat të nevojshëm”, deklaroi presidenti Zelensky. “Është hera e parë në histori që pjesa më e madhe e qytetit mbetet...