Khamenei është vrarë? Reagon ministri i Jashtëm i Iranit: Nëse amerikanët duan të flasin me ne, dinë ku të na gjejnë

Khamenei është vrarë? Reagon ministri i Jashtëm i Iranit: Nëse amerikanët duan të flasin me ne, dinë ku të na gjejnë

Sipas mediave izraelite, udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, mund të ketë mbetur i vrarë nga një sulm izraelit i kryer më herët gjatë ditës së sotme. “Për aq sa di unë,” tha Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi në një intervistë me NBC News, “Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është ende gjallë.” “Nëse amerikanët duan të flasin me ne, ata e dinë ku të na gjejnë,” shtoi ai, duke pohuar se Teherani “po kërkon ulje të tensioneve”, është “gati të flasë për një marrëveshje” sapo të ndërpriten sulmet. “Pothuajse të gjithë oficerët janë të sigurt dhe gjallë. Mund të kemi humbur një ose dy komandantë, por nuk është ndonjë gjë e madhe”, shtoi Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.