Këshilltari i kryeministrit sllovak jep dorëheqjen pas përmendjes së emrit të tij në dokumentet e skandalit Epstein
Miroslav Lajçak, një prej figurave më të spikatura të diplomacisë sllovake dhe evropiane, ka dhënë dorëheqjen nga posti i këshilltarit të kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico. Vendimi i tij vjen pasi emri i tij u përmend në dokumente që lidhen me skandalin e Jeffrey Epstein, financierit amerikan të dënuar për abuzime seksuale dhe trafikim njerëzish. Çështja mori vëmendje të gjerë publike pasi u raportua se Lajçak kishte pasur komunikime të mëparshme me Epstein, çka ngriti dyshime dhe pikëpyetje mbi natyrën e këtyre kontakteve. Sipas raportimeve, emri i Lajçakut figuron në disa shkëmbime komunikimesh me Epstein, duke nxitur debat dhe shqetësim në opinionin publik. Edhe pse ai ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme diplomatike – përfshirë detyra si ministër i Jashtëm i Sllovakisë dhe...
Burimi:
vizionplus.tv