Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB-së pritet të votojë këtë të mërkurë (11 mars) mbi dy projektrezoluta konkurruese lidhur me luftën në Iran dhe ndikimin e saj në rajon. Rezoluta e parë është propozuar nga vendet e Gjirit dhe dënon sulmet e Iranit ndaj tyre dhe Jordanisë. Ndërkohë, Rusia (aleate e Iranit në Këshillin e Sigurimit) ka paraqitur një draft alternativ. Ky tekst nuk përmend drejtpërdrejt Iranin, Izraelin apo Shtetet e Bashkuara, por dënon të gjitha sulmet kundër civilëve dhe u bën thirrje palëve të përfshira të ndalojnë luftimet dhe të rikthehen në negociata. Kjo është nisma e parë konkrete që shqyrtohet nga Këshilli që pas mbledhjes urgjente të mbajtur menjëherë pas shpërthimit të konfliktit. Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, ka kritikuar vendet...