Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

“Nëse ndonjë nga ‘anijet e shpejta’ i afrohet sadopak bllokadës sonë, ajo do të eliminohet menjëherë”. Kështu është shprehur Donald Trump në një tjetër reagim në rrjetin e tij social Truth, duke theksuar se do të përdorë të njëjtën metodë eliminimi si me tregtarët e drogës me anijet në det. Trump pretendoi gjithashtu se marina iraniane është rëndë e goditur, ndërsa paralajmëroi se edhe anijet e vogla të sulmit nuk do të tolerohen nëse afrohen pranë zonave të kontrolluara. “Marina e Iranit është në fund të detit, plotësisht e shkatërruar – 158 anije. Ajo që nuk kemi goditur është numri i tyre i vogël i atyre që ata i quajnë “anije sulmi të shpejtë”, sepse nuk i konsideronim shumë kërcënim. Paralajmërim: Nëse ndonjë nga këto...